Qeveria e Serbisë: Vuçiq në rrezik, ushtria e gatshme ta mbrojë

Lajme

Qeveria e Serbisë: Vuçiq në rrezik, ushtria e gatshme ta mbrojë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 16:58

Sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë në Serbi, kryeministrit Aleksandar Vuçiq është personi më i rrezikuar aktualisht, ndërsa për ta mbrojtur atë është ofruar edhe ushtria serbe.

Këtë deklaratë e ka bërë sot ministri i mbrojtjes në Serbi, Bratislav Gashiq, duke thënë se ushtria është e gatshme për t’i ofruar siguri kryeministrit, dhe është shprehur absolutisht i gatshëm “për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë, që e kërcënojnë kryeministrin në shumë mënyra.”

Duke folur për rrezikimin e sigurisë, dhe duke e sjell në mendje vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, Gashiq ka thënë se “të njëjtit akterë janë në skenë edhe sot.”

“Ende janë në skenë akterët e njëjtë, dhe ishin në skenë kur ndodhi edhe ajo ngjarje e pafat”, ka thënë ministri.

Po ashtu, sipas Gashiqit, koordinimin i të gjitha shërbimeve të sigurisë mundëson të dhëna të mjaftueshme në baza ditore nga një staf special në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat