KMDLNj vizitoi deputetin e arrestuar Fisnik Ismaili

Lajme

KMDLNj vizitoi deputetin e arrestuar Fisnik Ismaili

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:51

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka vizituar deputetine arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i cili në stacionin policor, kishte refuzuar të deklarohej.

Ai i pohoi KMDLNj –së se është njoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu, ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Ja komunikata e plotë e KMDLNj-së

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,me 30 nëntor ka vizituar deputetine arrestuar të lëvizjes “Vetëvendosje”, z. Fisnik Ismaili.

Me datë 30 nëntor 2015 ishte paralajmëruar të mbahej seancë e Kuvendit të Kosovës, kur edhe një herë opozita kishte paralajmëruar bllokimin e saj. Nga kontrollat e rrepta në hyrje të Kuvendit është ndaluar deputeti Fisnik Ismaili. Deputetit Ismaili gjatë kontrollit në hyrje tëKuvendit të Kosovës i janë gjetur dy mjete të dyshimta, me ç’rast është vendosur në një sallë të veçantë në Kuvend. Aty ka qenë i pranishëm edhe një prokuror shtetërori cili në mungesë të formularëve i ka pohuar z. Ismaili që do e dërgojnë në stacion policor.

Z. Ismaili pohoi se ai nuk kishte rezistuar dhe i rrethuar nga 5 pjesëtarë të Njësisë Speciale është dërguar në stacionin policor, Qendra. Ai pohoi se edhe gjatë transportimit ( në mjetin transportues) ka qenë i pranishëm edheprokurori në fjalë. Me tu dërguar në stacionin policor, Ismaili kishte refuzuar të deklarohej.

Ai i pohoi KMDLNj –së se ështënjoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat