​Deda: Suspendimi i opozitës, ky është fundi i Qeverisë Mustafa-Thaçi

Lajme

​Deda: Suspendimi i opozitës, ky është fundi i Qeverisë Mustafa-Thaçi

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda nëpërmjet një postimi në Facebook e ka quajtur suspendimin e opozitës si suspendim të demokracisë. Sipas tij suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi.

Ky akt sipas Dedës shënon fundin e Qeverisë Mustafa-Thaçi.

Postimi i Dedës në Facebook:

Suspendimi i opozitës është suspendim i demokracisë. Suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi. Akti i sotëm e shënon fundin e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Koalicioni PDK-LDK përbën regjimin më anti-demokratik në Kosovë në këto 16 vite liri.

Natyrisht që nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit pa kolegët e opozitës. Ndryshimi i vonuar në Kosovë do të vijë mē shpejtë se sa që kemi menduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat