​Ferrarese: Nuk patëm ftesë për pjesëmarrje në seancë

Lajme

​Ferrarese: Nuk patëm ftesë për pjesëmarrje në seancë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:18

Ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese, i konfirmoi KosovaPress-it se pjesëmarrja e tij në seancat e Kuvendit të Kosovës bëhet vetëm me ftesë të Kuvendit.

“Nuk kam pasur ftesë për pjesëmarrje në seancën e sotme, ngase pjesëmarrja jonë atje bëhet vetëm atëherë kur ftohemi si mysafirë nga Kuvendi”, tha ambasadori Ferrarese.

I pari i Italisë në Kosovë tha se megjithatë ai po i ndjek me vëmendje zhvillimet e seancës së sotme, por nuk pranoi ti komentojë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat