Ahmeti: Do të vazhdojmë deri në bërjen e shtetit

Lajme

Ahmeti: Do të vazhdojmë deri në bërjen e shtetit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 10:16

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pak para mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka postuar një status në Facebook, ku thotë se nuk do të ndalen deri në bërjen e shtetit. Sipas tij, pushtetarët mund të fshihen para kordoneve të Policisë, por asnjëherë para opinionit publik dhe drejtësisë.

"Do të vazhdojmë luftën kundër krimit, korrupcionit, zhvatjes, dhe degradimit të shtetit, deri në bërjën e shtetit, sepse ja u kemi borxh atyre para neve, dhe gjeneratave pas neve. Nuk i kemi borxh asgjë kësaj klike që e ka zaptu shtetin. As nuk duhet ti kërkojmë askujt falje për shpallje të pavarësisë sepse ka qenë e drejtë e jona.
Nuk duhet të na vije turp që jemi të papunë apo të varfër, sepse pushteti ka dështuar në zhvillimin e vendit.
Me dinjitet duhet të kërkojmë të drejtat tona për një vend pune, për një sigurim shëndetësor, për një pension, për barazi, për liri. E kriminelët nuk duhet ta kenë as respektin tonë më të vogël, sepse po na e marrin të ardhmen tonë.
Mund të fshihen prapa kordoneve, por asnjëherë para opinionit publik dhe drejtësisë", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat