Djaloshi që mbet dhe u rrit jetim, më 24 maj 1992,u bë President i Kosovës !

Lajme

Djaloshi që mbet dhe u rrit jetim, më 24 maj 1992,u bë President i Kosovës !

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:33

Presidenti historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërcë të Istogut. Lindja e Ibrahimit fortë i kishte gëzuar prindërit Ukën dhe Sofën.

Babai Uka nuk kishte kohë ta mbaj të birin në prehër aq shumë se ishte kohë lufte dhe ai do luftonte me çetat për çlirimin e Kosovës.

Vetëm gjashtë javë pas lindjes së Ibrahimit ,më 10 janar 1945,armiqët e vranë Ukën bashkë me disa fshatarë tjerë dhe sot e saj dite trupat e tyre u zhdukën pa të vetmen gjurmë.

Tani nënë Sofa dhe migjallarët do të kujdeseshin për rritën e Ibrës ! E rriti dhe e ruajti Zoti këtë djalë që më vonë ta njeh dhe ta dojë gjithë Kosova i gjithë Kombi.

Djaloshi që mbet dhe u rrit jetim më 24 Maj 1992 u bë President i Kosovës, dy vite pasi e themeloi LDK-në!Ah si të ishin gjallë prindërit e ta shihnin të birin se si po udhëhiqte popullin drejt Lirsë.

Dhe më 12 qershor 1999 kur u çlirua Kosova falë politikës paqësore të Rugovës ,luftës së UÇK-së dhe NATO-s,Ibrahim Rugova amanetin e babës dhe të qindra bashkëluftëtarëve të tij e përfundoi!

Ibrahim Rugova pas punës 16 vjeçare president i Republikës së Kosovës, ndërroi jetë më 21 janar 2006,po,ai mbetet i pavdekshëm !!! Zoti e bekoftë ditëlindjen e 71-të të presidentit Historik dr.Ibrahim Rugovës/ Bahri RASHICA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat