Ushtria greke, fyerje në kor ndaj shqiptarëve VIDEO

Lajme

Ushtria greke, fyerje në kor ndaj shqiptarëve VIDEO

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 08:04

Një video e 21 gushtit të vitit të kaluar po risillet në vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale, pasi aty dallohen ushtarë të ushtrisë greke të cilët në kor, thërrasin fjalë fyese kundër fqinjëve të tyre shqiptarë si dhe turq.

Siç mund ta shikoni videon më poshtë, dallohen ushtarët grekë që nën komandën e eprorit të tyre, lëshojnë thirrje në kor për nder të Greqisë. E menjëherë më pas vijon dhe lumi i sharjeve ndaj shqiptarëve dhe turqve.

Në morinë e ushtarëve grekë që shfaqen në video, gjendet edhe një djalë i ri shqiptar, i cili ka treguar së fundi se ai është detyruar të jetë përkrah tyre teksa shahej vendi ynë, pasi për të marrë pasaportë greke, siç e ka ligji i atij vendi, duhet kryer më parë shërbimi ushtarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat