​Kryetari i hershem i Kamenicës kafen e parë me Policinë e Kosovës

Lajme

​Kryetari i hershem i Kamenicës kafen e parë me Policinë e Kosovës

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:59

Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, është ngritur sot herët, jo për të shkuar në zyrën e tij por, për të pirë një kafe me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Përmes kësaj fotografie, si duket Sinani po ironizon me ngjarjet e fundit, pasi në përshkrimin që i ka dhënë fotografisë së publikuar në rrjetin social Facebook, kryetari i Kamenicës ka uruar 28 Nëntorin.

“Mesazh për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kafe mëngjesi me Policinë e shtetit – Policinë e Republikës së Kosovës. Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Sinani.

E njëri nga grupi, që siç shihet është pjesëtar i Policisë si duket është edhe simpatizues i partisë nga vjen edhe kryetari i Kamenicës (PDK) dhe ka ngritur gishtin në shenjë përkrahje./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat