Pikëpyetjet që ngre vrasja e avokatit turk dhe lidhja me terrorizmin

Lajme

Pikëpyetjet që ngre vrasja e avokatit turk dhe lidhja me terrorizmin

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:11

Vrasja e një avokati mjaft të njohur pro-kurd dje në Turqi, të njohur me emrin Tahir Elci, ka bërë që disa pikëpyetje të ngrihen mbi atë nëse vdekja ka lidhje me një ekzekutim të paramenduar, apo thjesht ai ishte një viktimë e rastit, të cilin e kapi plumbi shkarazi.

Në një artikull në uebfaqen e saj, “Euronews” shkruan se nuk dihet ende nëse kjo është një ngjarje e fryrë, për ta lidhur me historinë e kërcënimit nga terrorizmi, apo thjesht një vrasje e cila nuk duket të ketë lidhje me zhvillimet e fundit në rajon apo edhe konfliktit me Rusinë mbi avionin e rrëzuar në kufirin me Sirinë.

Pyetjet që ngrihen pas vrasjes së avokatit pro-kurde në Turqinë jugore

Pikëpyetje po ngrihen në lidhje me faktin nëse vrasja e një avokati të njohur pro-kurdëve gjatë një shkëmbimi zjarri në juglindje të Turqisë ishte thjesht se atë e kapi plumbi apo ishte vënë qëllimisht në shënjestër.

Tahir Elci u qëllua menjëherë pasi kishte bërë një fjalim tërheqës për paqen në rajon.

Dëshmitarët okularë thonë se ai u vra nga një plumb i vetëm. Por megjithatë, duhet një raport fillestar i mjekësisë ligjore për ta mbështetur këtë ide.

Raportet e medias lokale thonë se plumbi fatal e kishte kapur avokatin në pjesën e prapme të qafës së tij, nga një distancë e largët.

Megjithatë, kryeministri Ahmet Davutoglu tha se ai mund të jetë bërë viktimë e armës së zjarrit teksa sulmuesit u përleshën me forcat e sigurisë në qytetin e Surit, në rajonin kryesisht të populluar me kurdë, në Dijarbakir.

Elci ishte duke zhvilluar një gjyqin ku mbronte Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – apo PKK, për të treguar se ajo nuk është një organizatë terroriste.

Partia HDP pro-kurde është duke bërë thirrje njerëzve për të dalë në protesta dhe e ka quajtur vrasjen e avokatit një “vrasje të planifikuar”.

Demonstrata kanë ndodhur në të gjithë Turqinë. Në Ankara, avokatët dolën në rrugë për të denoncuar vrasjen.

Davutoglu u zotua për të gjetur fajtorët dhe për t’i vënë ata para drejtësisë. Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se të paktën katër hetues do të punojnë me këtë rast.

Qindra njerëz janë vrarë që kur një armëpushim ndërmjet Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit – ose PKK – dhe forcave turke të sigurisë u thye në korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat