Ashpërsohet Rexhep Selimi: Pushka top ju baftë…

Lajme

Ashpërsohet Rexhep Selimi: Pushka top ju baftë…

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 19:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook thotë se ajo çfarë bëri dje qeveria kundër opozitës nuk ishte veçse një bastisje.

“Ishte operacion luftarak i armatosur kundër opozitës”, shkruan ai.

Pjesa tjetër e postimit të Rexhep Selimit:

Ne e kishim thënë edhe më herët për manifestimin e 28 Nëntorit, ne kemi festë – qeveria ka panik.
Por çfarë bëri Qeveria në panikun e saj? Ktheu armët kundër opozitës.
Nuk ka dëshmi tjetër më te kjartë se Qeveria Thaçi-Mustafa është një regjim qyqar i cili është në panik.
Pra, regjimi i ka kthyer tytat në drejtimin e gabuar. Sepse do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Serbinë dhe cilindo që merr anën e saj. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Zajednicën dhe cilindo që e mbron atë. Thaçi e Mustafa le t’i mbrojnë ato, pra. Kurse ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë edhe me më vendosshmëri. E për ta bërë një gjë të tillë ne nuk kemi frikë!
“Pushka top ju baftë”, thotë një fjalë e popullit.
Kur jemi ne rrugën e drejtë ne bëjmë vetëm një gjë, ecim përpara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat