Personi më i kërkuar në Europë piu kafe në Bruksel dhe…

Lajme

Personi më i kërkuar në Europë piu kafe në Bruksel dhe…

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:24

Burri më i kërkuar në Europë shkoi në një lokal në Bruksel një dirë pas atentateve të 13 nëntorit në Paris.

Policia është ende duke e kërkuar Salah Abdeslam, 26 vjeç, i cili u arratis pasi mori pjesë në masakrën ku humbën jetën 130 njerëz në kryeqytetin francez.

Pretendimet se ai ka qenë në një kafe në kryeqytetin e Belgjikës vijnë pasi i arratisuri u ndal nga policia në kufirin franko-belg, por më pas u la i lirë.

Avokati Olivier Martins, që përfaqëson burrin që e mori me makinë Abdeslamin dhe një shok nga një stacion i metrosë në Bruksel, tha se që të tre shkuan në një kafe pasi po ktheheshin nga lagjia Schaerbeek.

Avokati tha për mediat belge se klienti i tij, Ali Oulkadi, mori një telefonatë më 14 nëntor dhe iu kërkua nga një shok që ta merrte te stacioni i metrosë në Bockstael, Laeken, në veri-lindje të Brukselit. Shoku ishte bashkë me Salah.

‘Ai nuk e dinte që ishte Salah dhe nuk e njohu menjëherë sepse ai mbante një kapele’, tha avokati Martins, sipas CNN.

‘Në makinë, Salah i tha atij se vëllai i tij, Brahim, kishte vrarë njerëz në Paris dhe e kishte hehdur veten në erë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat