Vazhdon Havolli ndaj Braçes: Të gjithë e dinë çfarë përfaqëson ti në Shqipëri

Lajme

Vazhdon Havolli ndaj Braçes: Të gjithë e dinë çfarë përfaqëson ti në Shqipëri

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:14

Sokol Havolli, këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa, dhe deputeti kontrovers nga Shqipëria, Erion Braçe, kanë filluar një polemikë ndërmjet vete, lidhur me zhvillimet e 28 Nëntorit në Prishtinë.
Fillimisht, Braçe, ka reaguar, duke thënë se kujtonte që “koha kur politikanët apo cilido tjetër për bindjet e tij dërgohet në burg, kish marrë fund”.

Kjo ka nxitur reagimin e Havollit, i cili ka thënë se përdorimi i armëve në Kuvend nuk është bindje politike, por rrezikim i shëndetit të deputetëve, duke i bërë thirrje Braçes që të mos inkurajojë kriminalizimin e Kuvendit të Kosovës, por të merret me dekriminalizmin e Kuvendit të Shqipërisë, proces që po ndodhë aktualisht.

Më pas Braçe, i ka shkruar një mesazh privat Havollit, duke e sulmuar lidhur me mënyrën e shkrimit dhe duke thënë se nuk e kuptonte mesazhin dhe një varg ligjëratash tjera.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Havollit, i cili i ka publikuar shkrimin e Braçes si dhe i ka reaguar, duke i thënë se të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson ai në Shqipëri dhe në Partinë Socialiste.

Reagimi i fundit i Havollit

Njeri i vogël:

Sa për faktin që nuk e kupton as gjuhën shqipe, më vjen shumë keq, sepse së paku në aspektin intelektual, kam menduar se jeni më i ngritur.

Ndërkaq, të ju them të drejtën, vura re probleme të theksuara në semantikën tuaj. Unë qartë e kuptova kundërshtimin tuaj për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Por, zotëri i madh Braçe, ato veprime, përdorimi i armëve brenda Kuvendit të Kosovës, e jashtë Kuvendit nga persona të paautorizuar, janë vepra penale. Kryerësit e veprave penale, kudo, ndiqen nga organet e pavarura: prokuroria, policia e gjyqësori. Nuk ka politikë këtu.

Sa për dakordësinë tuaj, unë e kam parasysh që ju mund të bini dakord vetëm me të tillët që i keni mbrojtur, sepse ju bashkon ideologjia.

Sa për punë padronësh, ndoshta ju jeni vërtetë kompetent të flisni për shkak të përvojës në këtë drejtim.

Se cilët janë idhujt e mi, vetëm një gjë ta garantoj: nuk i kemi të njëjtit! Dhe unë jam shumë krenar për këtë.

Se për çfarë ju akuzojnë në “vendin tuaj”, e dini ju, dhe mua fare nuk me hyn në punë. Mirëpo, unë, si ndjekës i rregullt i zhvillimeve politike në Shqipëri, jam mirë i informuar se çfarë ju personalisht përfaqësoni në politikën shqiptare dhe në Partinë Socialiste.

Sa për vitet e shërbimit – për kë e për ku, çfarë të ju them, përveç promovimit të përzemërt që i keni bërë ngritjes së tre gishtërinjve në vitin 1997.

Lidhur me shkrimin tuaj, që ma keni ridërguar, më duhet të ju them se në këtë tekst ke dhjetëra gabime drejtshkrimore e logjike, për çudi, kur dihet se keni punuar në një gazetë me “traditë të gjatë” në Shqipëri.

Për fund, tërë këto që janë shkruar këtu do t’i publikoj, sepse unë nuk fshihem pas tastierës, sepse nuk kam nevojë të fsheh asgjë.

Mesazhi Privat i Braçes:

Djale i vogel;

Nuk po te pyes a di te lexosh shqip; lexoj radhet qe ke shkruar dhe nuk kuptoj asgje, po fare!!

Nese di te lexosh, ne paragrafin e trete te asaj qe kam shkruar, eshte shume e qarte se une as bie dakord e as pranoj ato qe kane ndodhur ne Kuvendin e Kosoves.

Lexoje, kuptoje dhe qetesohu.

Ne ane tjeter, harroje ti se per te thene ate qe mendoj, do te marr leje ty, padronit tend dhe kujtdo tjeter.

Vendi im ka kohe qe eshte i lire dhe, nuk merret kerkund leje per te thene ate qe mendon, ndaj mendoje ndryshe, nuk eshte pune zyre, nuk ka shef qe te urdheron mendimin.

E fundit, te thashe me lart qe nuk arrij te kuptoj cke shkruar, por nuk e kuptoj hic kete paragrafin me Dekriminalizim apo edhe kete tjetrin me "fat te keq" e mos me te keq.

Por nje gje po ta them dhe ty dhe mbase e kupton, njesoj sic ja kam thene ketu ketij idhullit tend ne vendin tim, Sali Berishes:

Nuk ka njeri te gjalle ketu, aty tek ty jo e jo, te me akuzoje mua per nje shkelje ligji, per nje qindarke borxh, per nje qindarke te vjedhur, per nje meter katror pasuri te paligjshme e te pa justifikuar!!

ASNJE!!

Perpiqu pak me shume se ku i dihet, meson me shume.

Pikerisht se eshte keshtu, kam prej vitit 1996-te, vit kur idhulli yt Sali dhunoi, vodhi, vrau e preu ne keto ane, QE ME VOTOJNE NJEREZIT!!

I numeron dot? Numeroi njehere! Jane vite pune per njerezit dhe sherbim per ta, jo vite sherbimi ndaj Serbise, ne Partine e Serbise apo per Kriminalizimin apo Dekriminalizimin.

Kuptove?

Vo: qe te mos genjesh here tjeter kur shkruan, m poshte ke postimin tim.

PAMJE TE TMERRSHME KETO QE PO SHOH

PARA SELISE SE VETVENDOSJES NE PRISHTINE!!

Kur policia hyn brenda selise se nje Partie ky natyrisht qe eshte fundi!!

Nuk do te bie darkord ndonjehere

me ato qe kane ndodhur brenda ne Kuvendin e Kosoves.

Nuk i pranoj dhe as mendoj se jane zgjidhje per problemet politike e shteterore atje.

Por,

NUK DO TE PRANOJ KURRE QE POLICIA TE MARRE NJE PARTI,

TE ARRESTOJE NE SERI DJEM E VAJZA TE NJE PARTIE PER POLITIKE!

NUK DO TE PRANOJ KURRE QE TE ARRESTOHET NJE DEPUTET QE NUK VJEDH, NUK KORRUPTOHET, NUK VRET!

Kujtoja se koha kur politikanet apo cilido tjeter per bindjet e tij dergohet ne burg, kish marre fund.

Por jo,

paska kohe ende, eshte koha e Prishtines.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat