Ymeri: Isa e Hashimi dhunuan VV-në se u frikësuan nga manifestimi i madh i opozitës

Lajme

Ymeri: Isa e Hashimi dhunuan VV-në se u frikësuan nga manifestimi i madh i opozitës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:02

(E plotësuar) Lëvizja Vetëvendosje është dhunuar dje nga Polica e Kosovës e urdhëruar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, pasi ata u frikësuan nga manifestimi i madh i opozitës.

Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili shtoi se me këto veprime pozita nuk po lejon që të ketë opozitë në vend, por po dëshirojnë të jenë veç ata.

E, për të arrestuarit ai theksoi se janë duke u mbajtur ende edhe 12 aktivist të tyre.

Ymeri shtoi se me këtë u dëshmua se shteti i Kosovës është qeveri policësh dhe se nuk po e duron qytetarin.

Ymeri: Ky shtet është qeveri policësh

“Ky manifestim jashtëzakonisht i madh i opozitës e frikësoi shumë pushtetin, i cili u pa si edhe më herët se nuk e duron në asnjë mënyrë qytetarin. Pushteti u frikësua dje se në shesh e dëgjoi zërin e po këtyre qytetarëve të cilëve ai po ua ka frikën dhe nuk po i duron. Marrëveshjet kriminale me Serbinë e Malin e Zi të cilat po mishërohen dhe po njëjtësohen aq shumë Mustafa e Thaçi dje e panë fund in e tyre. Prandaj pushteti veproi ashtu siç e pamë gjithë në orët e mbrëmjes, që përgjigja e vetme e tyre është policia. Dje u dëshmua se Kosova nuk është shtet demokratik, nuk është shtet i së drejtës, as shtet”, tha Ymeri.

Sa i përket bastisjes, Ymeri tha se mbrëmë Policia e Kosovës nuk e ka paraqitur asnjë dokument për bastisjen e zyrës së VV-së dhe se ajo është kryer pa prezencë të asnjë aktivisti të tyre.

Ymeri: Policia nuk ka pasur urdhër për bastisje

“Nuk kanë pasur një urdhër të shkruar për bastisjen e kësaj zyre. Krejt çfarë kanë pasur udhëheqësi i tyre ka pasur fletarrestim për Albin Kurtin dhe kurrfarë dokumenti tjetër nuk kanë paraqitur dhe e kanë bastisur atë pa pasur asnjë njeri tjetër... mund t’jua tregoj se si ka rrjedh biseda me atë që paraqitej si komandant ose udhëheqës i policisë dje. Njëherë më ka thënë se tas h po e sjellim urdhrin për bastisje, pas gjysmë ore më ka thënë se e kam urdhrin verbal për bastisje dhe do të fillojmë me bastisë zyrën. Nuk ka qenë asnjë aktivist në zyre për sa kohë që policia ka qëndrua këtu.

Lidhur me atë që sot më herët Policia e Kosovës i ka ekspozuar disa mjete për të cilat thonë se i kanë gjetur në zyrat e VV-së mbrëmë, Ymeri tha se asgjë që thonë ata nuk është valide, për vetë faktin se nuk ka qenë asnjë dëshmitar i tyre gjatë atij kontrollimi.

Ymeri: Brenda në zyre kemi pasur vetëm bombola gazi të marra nga Policia e Kosovës

Unë duhet të shoh njëherë se çfarë kanë gjetur ata. Mund të them se në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje ne kemi pasur disa prej bombolave të gazit lotsjellës të përdorura nga Policia të cilat i kemi ruajtur për dë shmi të intervenimit të policisë. Pra të tilla edhe kanë mundur të gjejnë. Por duhet të shoh njëherë se çfarë kanë gjetur. Por në asnjë mënyrë nuk e marr si valide këtë thënie të policisë duke pasur parasysh se të gjitha këto që po pretendohet se kanë dalë nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë marr pa asnjë dëshmitar.

Për pohimet e Policisë se në manifestim kanë qenë pjesëmarrës dikur rreth 5 mijë qytetar, i pari i VV-së tha se kjo nuk është e vërtet pasi që aty kanë qenë mbi 35 mijë njerëz, porse Policia e Kosovës po flet me ato që e urdhëron pozita.

Për veprimet e mëtutjeshme në lidhje me këto zhvillime të fundit, Ymeri tregoi se më vonë opozita e bashkuar do të dalë me një deklaratë të përbashkët.

Lideri i Vetëvendosjes porositi se opozita as nesër nuk do të lejojë që të mbahet seanca e paraparë parlamentare.

Ymeri: Policia ka mundur të gjejë veç bombola gazi në zyrat tona

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media të thirrur pas ngjarjeve të djeshme kur Policia arrestoi Albin Kurtin, ka thënë se manifestimi i djeshëm ishte madhështor ku morën pjesë mbi 35 mijë qytetarë. Duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, ai tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Ai manifestim e frikësoi pushtetin. Marrëveshjet kriminale me Serbi e me Mal të Zi, dje e panë fundin e tyre dhe pushteti e përdori policinë. Pushteti tregoi që është jo vetëm shtet policor, por pushtet policor. Veprimet te zyrat e Vetëvendosjes kanë simbole të shtetit autoritar që po shkon në diktaturë. Asnjë dokument nuk kanë pasur policia për bastisje”, ka thënë mes tjerash Ymeri.

“Kur qeveria bëhet Polici, atëherë nuk mund të jetë e popullit sepse ajo po e dhunon popullin”, shtoi më tej kreu i VV-së.

Visar Ymeri deklaroi gjithashtu se as nesër nuk do të lejojnë mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, kurse për deputeten Albulena Haxhiu tha se nuk e di nëse do të paraqitet apo jo në seancë.

Duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, ai tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Nuk ka qenë askush brenda dhe askush nuk e di çka kanë gjet e çka kanë lënë brenda Policia”, ka potencuar kreu i VV-së, ndërsa ka shtuar se “kanë mundur të gjejnë bombola gazi”.

Ndërkaq, Driton Çaushi nga po kjo parti, tha se me pretekst për arrestimin e Kurtit, ndodhi bastisja edhe arrestimet tjera.

“Kemi identifikuar 83 persona të arrestuar. 12 nga ta po mbahen ende bashkë me Albinin. Në këtë aksion është përdorur sprej, shufra gome e plumba gome”, tha Çaushi, për të vazhduar: “Sami Kurteshi është lënduar, Gani Krasniqi, ish kryetari i Malishevës, Valdrin Ahmeti është rrahur rëndë tek policia, Frasher Krasniqi është qëlluar me plumba gome, Kushtrim Demaku, Qëndrim Sahiti, Luan Hoti, Agim Otijani, Kushtrim Cakolli, Labinot Halimi kanë probleme shëndetësore”.

Në fund, Ymeri tha se subjekti që ai përfaqëson do të zhvillojë një takim me opozitën në orën 17:00 dhe më pas do të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat