Kreshnik Spahiu: Prokuroria e Kosovës, s’mund të jetë kërbaç i Hashim Thaçit

Lajme

Kreshnik Spahiu: Prokuroria e Kosovës, s’mund të jetë kërbaç i Hashim Thaçit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:38

Dhunimi i selisë së Vetëvendosjes nga policia e Kosovës dhe arrestimi i Albin Kurtit ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës, ka ngjallur reagime të shumta tek liderët politik në Shqipëri.

Reagimit të tyre, i është bashkuar edhe kreu i Aleancës KUQeZI, Kreshnik Spahiu.

Me anë të një letre, drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të Kosovës, Spahiu i ka kërkuar lirimin e ish-kreut të VV, Albin Kurtit.

“Mos arrestoni opozitën, por qeveritarët e korruptuar të Kosovës”, shkruan kreu i AK-së.
Në letër, ai bën me dije se arrestimi i Albin Kurtit nuk është asgjë tjetër, veçse burg politik për opozitën.
Ndërsa, ka theksuar se koha e burgosjeve politike në Kosovë, rikthen politikën serbe, tashmë të tejkaluar për realitetin në të cilin ndodhet vendi.

“I drejtohem Prokurorisë-shkruan Spahiu- se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe jo anarki”.
Në fund të letrës, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu thekson se Prokuroria e Kosovës nuk mund të jetë kërbaç i Hashim Thacit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat