Putin i pamëshirshëm! Ja sanksionet e rënda ndaj Turqisë

Lajme

Putin i pamëshirshëm! Ja sanksionet e rënda ndaj Turqisë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:56

Vladimir Putin paralajmëroi pasoja tragjike për Turqinë pas rrëzimit të avionit rus.

Dhe në fakt të tilla kanë qenë sanksionet e vendosura prej tij.

Presidenti rus ka dekretuar mbrëmjen e djeshme sanksionet që do të ndërrmeren ndaj Turqisë dhe hyjnë në fuqi menjëherë.

Sanksionet e vëna nga Putin do të kenë një efekt të menjëhershëm në ekonominë turke dhe janë mjaft të rënda.

Putin ka ndaluar importimin e shumë prodhimeve turke, ka kufizuar veprimtaritë e organizatave turke në Rusi, por mbi të gjitha, masa më e rëndë ka qenë ndalimi i punësimit të turqve në Rusi.

Putin i ka dhënë një goditje edhe turizmit turk.

Moska zyrtare ka urdhëruar gjithë agjencitë turistike të bojkotojnë Turqinë si destinacion turistik.

Gjithashtu pritet të hyjë në fuqi në 1 janar edhe rikthimi i regjimit të vizave mes dy vendeve.

Rusia është partneri i dytë më i madh i Turqisë me më shumë se 31 miliardë dollarë shkëmbime tregtare.

Lufta e ftohtë mes dy vendeve duket se do të vazhdojë gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat