LSI, apel për liderët në Kosovë, Vasili: Braktisni bllokimin, rivendosni dialogun

Lajme

LSI, apel për liderët në Kosovë, Vasili: Braktisni bllokimin, rivendosni dialogun

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:35

Pas trazirave dhe arrestimit të opozitarit Albin Kurti, LSI-ja i ka bërë thirrje sot të dy krahëve të politikës kosovare, si qeverisë, ashtu edhe opozitës, që të braktisin çdo formë bllokuese dhe të rivendosin dialogun politik.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha sot se “përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik te vendit.

Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat