Sejdiu: Policia po patrullon rreth selisë së VV-së

Lajme

Sejdiu: Policia po patrullon rreth selisë së VV-së

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 10:07

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu thotë se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Sejdiut, arrestimet dhe bastisjet e mbrëmshme si dhe patrullimet e sotshme, tregojnë se Kosova është “shtet policor”.

Ky është postimi i Dardan Sejdiut:

Sot zgjohemi ne shtet policor, pas perndjekjes me police te njesive speciale, bastisjes se zyrave, rrahjes se aktivisteve me kundak amresh mbreme, sot policia e armatosur deri ne dhemb po patrullojne rreth zyrave te Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kjo nuk pershkruhet ndryshe, ky eshte shteti policor.
Ne nuk do te ndalemi, e as nuk do te zbrapsemi deri ne berjen e Republikes, deri ne ndaljen e zajdnices.
Me VETËVENDOSJE, deri në VETËVENDOSJE!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat