Gecaj: AAK dhe Nisma e kuptuan lojën e Vetëvendosjes, tash t`i kthehemi institucioneve

Lajme

Gecaj: AAK dhe Nisma e kuptuan lojën e Vetëvendosjes, tash t`i kthehemi institucioneve

Nga: M.Lakna Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 09:44

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, vlerëson se në manifestimin e djeshëm të opozitës, Vetëvendosja nuk arriti ta siguronte as një të pestën e votuesve të saj në Prishtinë. Ai thotë se Republikën nuk mund ta mbrojnë ata përdorin ditën e flamurit kombëtar për të përdhos flamurin shtetëror të po asaj Republike.

“Ti kthehemi tani institucioneve. Po shpresoj që tanimë opozita ta ketë kuptuar se nuk kanë përkrahje të gjerë popullore për kauzën dhe posaçërisht jo për metodat e tyre. Në një ditë të tillë festive, sheshi Zahir Pajaziti ka qenë gjithherë i stërmbushur nga individë të cilët festonin, ndërsa dje nuk u arrit të sigurohet pjesëmarrja e as një të pestës së votuesve të VV-së (vetëm) nga Komuna e Prishtinës, me gjithë faktin se kishin përkrahjen edhe të dy subjekteve tjera politike, dhe me pjesëmarrës të organizuar nga e tërë Kosova. Nuk mund ta mbrojnë Republikën ata të cilët nuk e njohin atë; nuk mund ta mbrojnë Republikën ata të cilët (keq) përdorin ditën e flamurit kombëtar për të përdhos flamurin shtetëror të po asaj Republike; por e tërë kjo është një hipokrizi e anarkistëve të cilët qëllimin e vetëm dhe përfundimtar e kanë përmbysjen e jo mbrojtjen e Republikës”, shkruan Gecaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij,me përjashtim të Vetëvendosjes e cila ishte në elementin e vet, dy partitë tjera organizuese të këtij tubimi më në fund ta kenë kuptuar se kanë hyrë plotësisht në lojën e VV-së, dhe se për një gjë të tillë nuk do ta kenë përkrahjen e votuesve të tyre.

“Derisa VV ishte plotësisht në elementin e vet, me liderin e tyre i cili e shndërroj këtë tubim në një tubim për kauzën e bashkimit kombëtar, të shpresojmë se dy partitë tjera organizuese të këtij tubimi më në fund ta kenë kuptuar se kanë hyrë plotësisht në lojën e VV-së, dhe se për një gjë të tillë nuk do ta kenë përkrahjen e votuesve të tyre. Të shpresojmë sinqerisht që tani të kthehemi tek institucionet, për të cilat është derdhë gjak, mund e djersë - të kthehemi atje ku mund ti zgjidhim problemet në mënyrë demokratike e të civilizuar”, përfundon Gecaj postimin e tij në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat