Durmishi e quan Isa Mustafën bashkëpunëtor të Rrahman Morinës

Lajme

Durmishi e quan Isa Mustafën bashkëpunëtor të Rrahman Morinës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 09:34

Hysen Durmishi, Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të djeshme të Policisë së Kosovës, me ç’rast u arrestua deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe dhjetëra aktivistë tjerë të po këtij subjekti politik.

Durmishi, përmes Facebook-ut, ka thënë për kryeministrin Mustafa se se “ishte bashkëpunëtor i Rrahman Morinës nuk mund të presësh tjetër gjë pos plumba e dhunë brutale kundër atyre që duan t’i japin kuptim 28 Nëntorit”.

Kështu shkruan Durmishi në Facebook

Me një kryeministĕr që ishte bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe me një komandant policie që është i biri i një punëtori të zellshëm të sigurimit serb, nuk mund të presës tjetër gjë pos plumba e dhunë brutale kundër atyre që duan ti japin kuptim 28 Nëntorit.

Babai i Shpend Magjunit, Enveri, në vitet e tetëdhjeta torturonte shqiptarët për flamur e plis të bardh. Të njëjtën po e vazhdon i biri i tij sot. As Rrahman Morina me Enver Magjunin e me Isa Mustafen nuk arritën t'i ndalin shqiptarët drejt aspiratave të tyre për Liri, këtë nuk arriti ta bënte as Millosheviqi.

Përpjekjet për Liri e vetëvendosje nuk mund t'i ndalin as sot i biri i Enverit të Serbisë e bashkëpunëtori i Rrahman Morines. Nuk keni plumba e dhunë të shfrenuar që të mund ta ndalni vullnetin e popullit. Po ju vie fundi dhe atë një fund i turpshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat