Çka shkruante Faik Konica për flamurin kombëtar?

Lajme

Çka shkruante Faik Konica për flamurin kombëtar?

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 09:18

Publicisti dhe intelektuali i madh shqiptar Faik Konica kishte shkruar edhe për flamurin shqiptar.

“FLAMURI"

Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e të gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët”, kishte shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat