Në Prishtinë 28 Nëntori u kremtua si në kohën e Millosheviçit

Lajme

Në Prishtinë 28 Nëntori u kremtua si në kohën e Millosheviçit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:29

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti ka reaguar pas arrestimi te Albin Kurtit dhe aktivisteve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i Kim Mehmetit në facebook

“Mediat raportojnë se pas manifestimit të Ditës së Flamurit, policia ka arrestuar Albin Kurtin dhe dhjetëra aktivistë tjerë të Vetëvendosjes!
Kush mund ta paramendonte se Prishtina ku u shënua kalendari i rezistencës dhe i krenarisë shqiptare, këtë 28 Nëntor do e kremtojë si në kohën e Millosheviçit – me rrugë të bllokuara nga policia, me seli partiake të pushtuara nga forcat policore, me arrestime provokuese!?
Vallë kush e tradhtoi ëndrrën: ne që besonim se liria duhet të na takojë të gjithëve, apo këta pushtetarët e sotëm që na i morën të gjitha, që nga pasuria e deri te festat kombëtare, këta pushtetarë që ende nuk e kanë kuptuar se regjimi që fshihet pas shpinës së policëve, kurrë nuk mund të jetë e mira e popullit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat