Ambasada Amerikane feston “Thanksgiving” me vajzat e komunitetit RAE

Lajme

Ambasada Amerikane feston “Thanksgiving” me vajzat e komunitetit RAE

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 07:33

Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, sot do të organizojë një drekë për ndertë Festës së Falënderimeve me vajzat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në Fushë Kosovë.

Vajzat e moshave të reja, nga 8-15 vjeç po ashtu do të angazhohen edhe në aktivitete të ndryshme të cilat do të jenë pjesë e kësaj vizite. Njohja me njëri tjetrin, poezitë, kënga si dhe lojëra të tjera janë pjesë e aktivitetit, të cilin Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë e bën me të vetmin qëllim që të rrisë vetëdijesimin dhe kujdesin ndaj këtij komuniteti, dhe sidomos vajzave të cilat shpesh privohen nga të drejtat e tyre.

Vajzave do t’u dhurohen pajisje shkollore, kjo për të ndikuar edhe në faktin se vajzat e këtij komuniteti janë të prirura që për arsye të ndryshme ta ndalojnë edhe shkollimin.

Projekti në fjalë organizohet në bashkëpunim me The Ideas Partnership.

Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë është iniciativë nën ombrellën e kësaj ambasade dhe përbëhet nga më shumë se 30-të të rinj nga e gjithë Kosova, aktivistë dhe mbështetës të cilët në vazhdimësi do të angazhohen për punë në komunitet, paqe dhe integrim të Kosovës në komunitetin Euro-Atlantik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat