Berat Buzhala: Kur Qosja e Surroi behen bashke…

Lajme

Berat Buzhala: Kur Qosja e Surroi behen bashke…

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:24

Analisti Berat Buzhala e ka kritikuar qasjen e Rexhep Qosjes dhe Veton Surroit pas arrestimit të Albin Kurtit.

“Edhe Rexhep Qosja e Veton Surroi qenkan bashkuar në kauzën për mbrojtjen e Albin Kurtit. Ata ma shumë se sa me Albinin qëllimin e kanë për veten e tyre”, ka shkruar nder tjerash Buzhala në një postim në Facebook.

E kohëve të fundit Buzhala po ironizon me doktorët e “fushave”, duke e quajtur vetën Dr.Buzhala.

Lexojeni postimin e plot të Buzhalës në Facebook:

Kur Qosja e Surroi behen bashke…
Edhe Rexhep Qosja e Veton Surroi qenkan bashkuar ne kauzen per mbrojtjen e Albin Kurtit. Ata ma shume se sa me Albinin qellimin e kane per veten e tyre. Te dyte, ne faza te ndryshme, jane perballur me popullin dhe me voten e tij. Te dyte e kane marre ate qe e kane merituar. Te deshpruar, njeri prane nje rruge te pakthim, e tjetri prane pensionit, po provojne te mbulohen me plafin e patriotizmit.
Poshte hipokrizia. Poshte paftyresia.
Kosova do te forcohet e pavarur, e jo bisht i dikujt tjeter.
Brenda ketij koalicioni qeverises kemi njerez te korruptuar dhe kriminel, aq sa kemi ne kampin opozitar. Vetem se keta te fundit tash i kane shpallur lufte Republikes se Kosoves, me shpresen qe do t’i behen bisht dikujt tjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat