Kimete Berisha: Babai i Shpend Maxhunit ishte punëtor i sigurimit serb!

Lajme

Kimete Berisha: Babai i Shpend Maxhunit ishte punëtor i sigurimit serb!

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:23

Analistja Kimete Berisha e ka sulmuar me fjalë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Ajo ka thënë se ai ka marrë mësim nga babai i tij, pasi siç mendon vetë Berisha, Maxhuni e kishte një baba, i cili ishte punëtor i sigurimit serb.

Shih postimin e plotë të saj:

Sadisti i babës t’vet!

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, u frymëzua nga babai i tij, Enveri, për të dhunuar dhe për të përgjakur shqiptarët, sidomos gjatë festave.

Enveri, ndryshe nga i biri, ishte punëtor i sigurimit serb, dhe viteve të tetëdhjeta i keqtrajtonte, i rrihte dhe i sakatonte mizorisht shqiptarët, vetëm kur i shihte të veshur kuq e zi.

Enveri ka ushtruar dhunë të madhe edhe ndaj atyre shqiptarëve që mbanin plisa të bardhë!

E i biri i tij, Shpendi ka përparuar duke adaptuar metoda më të sofistikuara kundër shqiptarëve, ia ka kaluar babës së tij që njihej si sadist gjakpirës kundër shqiptarëve.

Shpendi e ktheu Policinë e Kosovës kundër shtetit të Kosovës, i lejon dhe i ‘frymëzon’ shqiptarët të vriten ndërmjet vetes, sepse kurrë, ama kurrë, nuk i gjen vrasësit, nuk bën reforma në polici, nuk e shkund policinë nga krimi dhe nga korrupcioni.

Bajram Rexhepi sa ishte ministër i brendshëm ka treguar publikisht se policë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, nuk i binden zingjirit komandues të PK-së, por punojnë sipas zingjirit komandues të bosave të krimit dhe mafisë!

Shpend Maxhuni ka qëndrim racist ndaj shqiptarëve, bën dallime etnike.
Serbët e veriut nuk i rreh kurrë as nuk ua prish tymin e duhanit.
Kallet mbas serbëve, njejtë si baba i tij.

Ky është misioni i tyre antishqiptar.
Enver Maxhuni (thesari i Kadri Veselit), plus ka punuar pas luftës edhe në Policinë multietnike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat