Ilir Ibrahimi: Vetëvendosje ua “lëshoj mjekrën” AAK-së dhe Nismës

Lajme

Ilir Ibrahimi: Vetëvendosje ua “lëshoj mjekrën” AAK-së dhe Nismës

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:36

Në një postim të në faqen e tij personale në Facebook, të titulluar “A (si) u mbrojt sot Republika?”, Ilir Ibrahimi analizon zhvillimet e sotme në Prishtinë. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
1.
Padyshim, arrestimi I një deputeti në ditën festive të flamurit është e pahijshme.
Por e pahijshme është edhe parakalimi me kapadaillëk para policeve të cilët kishin urdhër arresti për atë deputet.
Republika mbrohet duke e respektuar atë, ligjet dhe institucionet e saj. Në kete rast policia është vetëm një organ ekzekutiv I Republikës. Përndryshe shkojmë drejt një shoqërie anarkike që nuk ka asgjë të përbashkët me Republikën.
2.
Blloku opozitar kishte paralajmëruar një manifestim për të kundërshtuar dy temat rreth së cilës ata kanë ndërtuar një kauzë. Manifestimi dhe pjesmarrja ishte për lavdatë. Por nuk po besoj që Haradinaj dhe Limaj ishin informuar se ky manifestim do të shëndërrohej në një platformë ku lideri shpirtëror I VV fjalimin ( i cili doli të jetë më i gjatë se i liderëve të partive politike opozitare) ta kthente në një thirrje për bashkim kombëtar. Të paktën pozicioni publik i AAK dhe NISMA, nuk e përkrah një koncept të tillë.
3.
Në politikë, ndërtimi i një platforme që bashkon subjekte të ndryshme partiake duhet të bëhet në besim të dyanshëm. Sot partia më e madhe ua “lëshoj pak mjekren” dy të voglave.
Duke e njohur si një person që e respekton traditën dhe fjalën e dhënë, nuk besoj se Haradinaj do ta pres mirë një gjë të tillë. Si do te ndikojë kjo në të ardhmen e bllokut opozitar, pritet te shihet
4.
Reagimi pas arrestimit te deputetit Kurti, nga disa liderë të VV, ishte për tu lavdëruar. Thirrja e tyre për qetësi duhet përshëndetur. Jo çdo gjë mund të zgjidhet duke gjuajtur gurë. Sidomos jo kundër institucioneve të republikës të cilën po synon ta mbrosh.
E ne qytetarët pak festuam e pak u hidheruam. Por Republika po rron.
Prandaj në këtë ditë feste kombëtare, dikush e sfidoi, dikush e mbrojti, e dikush e shijoi Republikën.
Urime shqiptarë, për edhe shume vjet”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat