​Abrashi: Lërini kauzat fiktive, t’i përkushtohemi zhvillimit ekonomik

Lajme

​Abrashi: Lërini kauzat fiktive, t’i përkushtohemi zhvillimit ekonomik

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 21:35

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë thirrje që të lihen anash agjendat politike, e që të fokusohemi në zhvillim ekonomik.

Në kohën kur Kosovës po tentohet t’i imponohen kauza fiktive, sipas Abrashit, Qeveria e Republikës së Kosovës është tërësisht e angazhuar, për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.

“Pas rritjes së pensioneve, asistencës sociale dhe fillimin e pagesave të pensioneve për veteranët, po punojmë për sjelljen e investimeve të huaja. Kemi sinjale shumë pozitive, por për këtë, na duhet stabilitet politik dhe shmangie nga agjendat private, që përmes anarkisë e kaosit dëshirojnë të vijnë në pushtet për të vendosur më pas regjime moniste. Le t’i përkushtohemi zhvillimit ekonomik e social dhe integrimit evropian”, shkruan Abrashi, duke uruar 28 Nëntorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat