​Ymeri: Arrestimet me urdhër të pushtetit

Lajme

​Ymeri: Arrestimet me urdhër të pushtetit

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 20:20

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri pasi arrestimit të Albin Kurtit dhe aktivistëve te VV-së, ka vlerësuar se këto arrestime dhe të gjitha aksionet e sotme të policisë së Kosovës , kanë ndodhur si pasojë e ndërhyrjes së pushtetit

Ymeri: Policia ka hyrë brutalisht në VV

“Sot janë arrestuar 100 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Policia e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, të urdhëruar drejtë për drejtë nga ata kanë hyrë brutalisht në zyrat e VV-së, dhe kanë arrestuar, rrahur dhe plagosur aktivistë të lëvizjes VV, në këtë intervenim të tyre brutal. Kjo është ndërhyrje e pushtetit kundër zërit opozitar. Për qëllim ka ta shtyp kundërshtimin ndaj ‘Zajednicës” dhe demarkacionit “ , tha Ymeri

Ai gjithashtu ka shtuar ky pushtet po e përdor policinë në funksion të kërkesave dhe interesave të Serbisë me ‘Zajednicën ‘, dhe të interesit territorial që ka Mali i Zi me demarkacionin , deri sa ka thënë se kjo është bërë vetëm një qëllim që projektet e tyre antipopullore dhe anti republikane t’i zbatojnà « përmes brutalitetit policor, të cilin e kanë nën kontroll dhe të cilin e përdorin për interesat e tyre.

Ymeri ka konfirmuar se protestat e partive opozitare do të vazhdojnë t’i kundërshtuar këto marrëveshje., deri sa ka thënë policia po i mban zyrat e VV-së të uzurpuara duke mos i lënë aktivistët që të hynë në to.

Ymeri gjithashtu ka thënë se nuk do të lejohet që të bahen seanca normale në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si kundërshtim i dy marrëveshjeve të fundit.

Ymeri: Nuk do të ketë seanca normale

“Nuk do të ketë normalizim të seancave për sa kohë ky normalizim i seancave nënkupton normalizim të ‘Zajednicës’ dhe Demarkacionit . Pra nuk mund të ketë normalitet institucional në një Kosovë e cila po abnormalizpohet në marrëveshjet me Serbinë dhe në atë për demarkacionin me Malin e Zi”, shtoi ai.

Hyrjen e polic isë ne objektin e selinë kryesore të VV-së, Ymeri ka cilësuar se është në kundërshtim me ligjin.

Ymeri: Kjo është ndërhyrje e jashtëligjshme

“Mendojë që policia është këtu në kundërshtim më ligjin , nuk kanë paraqitur asnjë dokument për hyrje në zyre. Ia kam kërkuar shefit të tyre dokumentin dhe ai tha që nuk ka dokument për t’i bastisur zyrat , ndërkohë po i bastisë zyrat, dhe kjo është edhe një ndërhyrje e paligjshme e policisë, njëjtë siç ishte me kidnapimin e më hershëm të Albin Kurtit.”, është shprehur Ymeri. /K.Hajzeri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat