​Ibrahimi për refuzimin e Kurtit; Do të veprojmë sipas Kodit të Procedurës Penale

Lajme

​Ibrahimi për refuzimin e Kurtit; Do të veprojmë sipas Kodit të Procedurës Penale

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 19:54

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi nuk ka dhënë detaje se cilat janë procedurat e më pastajme pasi që deputeti Albin Kurti ka refuzuar gjyqtarin e procedurës paraprake por edhe prokurorin e rastit.

Ibrahimi në një deklaratë për KosovaPress tha se çdo gjë do të bëhet sipas Kodit të Procedurës Penale dhe se ka rregulla që e sqarojnë çdo situatë, por nuk ka treguar se për çfarë rregulla bëhet fjalë.

Sipas procedurave ligjore kryetari i Gjykatës e ka obligim të ndërrojë gjyqtarin nëse ankesat e të pandehurit janë të bazuara.

Albin Kurti është arrestuar sot në bazë të një fletë arresti nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai dyshohet për tri vepra penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat