Kurteshi: Kriminelet po japin urdhër

Lajme

Kurteshi: Kriminelet po japin urdhër

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 19:28

Derisa aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë ende të qëndrojnë në rrugën “Luan Haradinaj”, duke kërkuar lirimin e rrugës për të shkuar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-Avokati i Popullit, Ismail Kurteshi tha se Policia po merr urdhër nga kriminelet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se do të qëndrojnë aty derisa të lirohet rruga.

Ahmeti: Kemi të drejt të lëvizim

“Derisa të sigurohet lëvizja e lirë. Unë jam kryetar i kryeqytetit, këta janë qytetarë të kësaj republike. Ne kemi të drejtë më lëviz ku të dojna ne, sepse kjo është rrugë publike e Prishtinës. Unë du me ec derisa nuk na lejojnë me ec këtu kam me qëndruar. Në qoftë se dojnë me më arrestuar le të më marrin. Unë po pres me u liruar, nuk i kemi provokuar, provokuan neve. Nuk po i provokojmë, kërkojmë edhe një herë të lirojnë rrugën të shkojmë të shikojmë çka u bë me shokët tanë. U kry aksioni le të na e lirojnë rrugën. Shumë e thjeshtë është, kurrfarë eksesi nuk ka me pas”, tha Ahmeti.

Kurse, ish-Avokati i Popullit, tani aktivistë i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi tha se Policia po merr urdhëra nga kriminelet.

Kurteshi: Kriminelët iu kanë dhënë urdhër

“Me urdhra të kriminelëve, kriminelët iu kanë dhënë urdhër. Z. Komandant kriminelët iu kanë dhënë urdhër dhe mos lejoni me prish festën sot. Folni se jeni shqiptar... A keni identitet a jo?...Nuk jeni mumje, jeni njerëz, tregoni se keni identitet. Çka e keni mbyllë gojën? Tregoni se çka ka bërë dikush sot që e keni arrestuar. Lëshone rrugën të shkojmë, mos i arrestoni njerëzit në Ditën e Flamurit. Mos i detyroni... Kjo është polici kriminale që po përpiqet me kall situatën me i burgosë njerëzit me i sulmuar njerëzit, me si sulmuara dyqanet dhe mandej me thanë qytetarët dhe protestuesit”, tha Kurteshi.

Ndryshe, aktivistët e vetvendosjes ende po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat