Ymeri: Policia ka uzurpuar zyret e VV-së, protestat do të vazhdojnë

Lajme

Ymeri: Policia ka uzurpuar zyret e VV-së, protestat do të vazhdojnë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 18:32

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se policia ka uzurpuar zyret e Vetëvendosje dhe nuk lejon të hyjë brenda as atë dhe as aktivistët e tjerë të këtij subjekti.

Ai ka thënë se nuk do të ketë normalitet as në seanca plenare dhe as një normalitet, derisa të normalizohet marrëveshje për “Zajednicën” dhe demarkacionin.

Ymeri ka shtuar se rreth 100 aktivistë janë arrestuar,ndër të cilët ka të lënduar.

Lideri i VV-së ka thënë se për sot nuk e di çfarë do të ndodhë por protestat do të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat