Muharrem Nitaj i AAK-së: Arrestimi i Kurtit nuk ka guxuar të ndodhë

Lajme

Muharrem Nitaj i AAK-së: Arrestimi i Kurtit nuk ka guxuar të ndodhë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 18:22

Zyrtari për media i AAK-së, Muharrem Nitaj në një deklaratë për Tv Dukagjinin ka thënë se arrestimi i deputetit Albin Kurti nuk ka guxuar të ndodhë.

“Arrestimi i Kurtit nuk ka guxuar të ndodhë. Është e papranusheme mënyra se si është arrestuar Kurti dhe aktivistët tjerë. Ky është një mesazh i keq për qytetarët”, ka thënë Nitaj.
I pyetur se a është e vërtetë që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka braktisur manifestimin me të marrë fjalën Albin Kurti, Nitaj ka thënë se nuk është në dijeni.

“Nuk e di nuk kamë qenë në manifestim, nuk besoj që z.Haradinaj ka pasur ndonjë arsye që ta braktisë manifestimin”, tha Nitaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat