​Deda: Arrestimi i Kurtit e thellon krizën politike

Lajme

​Deda: Arrestimi i Kurtit e thellon krizën politike

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:38

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit të Policisë së Kosovës në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në Facebook ka shkruar se më këso veprime nuk zgjidhet kriza politike, duke e kundërshtuar arrestimit e Albin Kurtit, ndaj të cilit është lëshuar fletë arrest javë më parë.

“Me polici e arrestime nuk zgjidhet kriza politike. Arrestimi i Albinit pa zgjidhje politike të problemit politik e thellon këtë krizë edhe më shumë. Një ditë do të ketë zgjidhje, shpresoj që nuk do të paguajmë çmim të madh”, ka shkruar Deda.

Ndryshe, Deda disa herë është distancuar nga mënyrat e protestimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy partive tjera opozitare brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat