AAK kërkon lirimin e deputetëve

Lajme

AAK kërkon lirimin e deputetëve

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 16:52

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku thuhet se mbajtja në paraburgim e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, arrestimi sot i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë, është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës.

AAK thotë se tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident.

“Ngjarjet e mëpastajme po bëhen me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor. AAK, kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike. Deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, prandaj kërkojmë lirimin e mënjëhershëm të tyre”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat