VV: Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë

Lajme

VV: Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 16:47

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra aktivistë të kësaj Lëvizje.

“Policia ka arrestuar dhunshëm dhjetëra aktivistë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo polici e cila është vënë në mbrojtje të 'Zajednices' vazhdon t'i mbajë të bllokuara zyrat tona. Rezistenca e aktivistëve në rrugë po vazhdon dhe 'Zajednica' nuk do të kalojë”, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë deri më tash. Disa prej tyre janë të lënduar rëndë nga dhuna brutale policore. Dënojmë arrestimin e tyre të padrejtë dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e radhës të Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat