Ja pse Ramush Haradinaj nuk po merr pjesë në protesta në mbrojte të Albin Kurtit?

Lajme

Ja pse Ramush Haradinaj nuk po merr pjesë në protesta në mbrojte të Albin Kurtit?

Nga: H.O. Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 16:01

(E plotësuar) - Paraqitja e Albin Kurtit në foltoren e manifestimit të sotëm duket se ka hidhëruar tej mase Ramush Haradinaj prandaj në protestat për lirimin e Kurtit nuk po merr pjesë as Ramush Haradinaj e as aktivistët e AAK-së.

Kur Albin Kurti doli në foltore, Ramush Haradinaj duket se u ndje jo vetëm i befasuar por edhe „i tradhëtuar“. Në takimin e fundit mes liderëve opozitarë, të tre liderët Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj ishin marrë vesh që në manifestimin e sotëm të mos merrte pjesë Albin Kurti e madje as që të merrte fjalën. Krejt kjo ishte bërë me insistimin e Ramush Haradinajt dhe me qëllim që të mos provokohej situate dhe me qëllim që ky manifestim të kalonte krejt paqësor. Por gjërat ndryshuan kur Albin Kurti u shfaq në manifestim dhe kur ai mori fjalën.

Sipas burimeve të mediave brenda AAK-së thonë se Ramush Haradinaj është ndjerë I ofenduar e madje edhe “I tradhëtuar” nga Vetëvendosja prandaj as ai personalisht e as aktivistët e AAK-së përfshirë edhe ata të Nismës nuk u janë bashkuar aktivistëve të Vetëvendosjes në protestat në mbrojtje të Albin Kurtit.

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e braktisën Albin Kurtin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj e kanë braktisur deputetin e opozitës Albin Kurtin, në momentin kur policia po bën përpjekje për ta arrestuar.

Njësia Speciale është vendosur tek selia e Vetëvendosjes ku po arreston një numër të madh të aktivistëve.

Ndërsa liderët e partive tjera opozitare janë larguar nga sheshi me përfundim të manifestimit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat