Policia: Ja pse nuk e arrestuam Albin Kurtin në protestë

Lajme

Policia: Ja pse nuk e arrestuam Albin Kurtin në protestë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 15:32

Policia e Kosovës duke u bazuar në autorizimet dhe detyrat ligjore, duke pas parasysh edhe rëndësinë e krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, veçanërisht në realizimin e aktiviteteve festive për nder të 28 Nëntorit, ka ndërmarrë veprimet e saja ligjore dhe profesionale që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të lirë në realizimin e këtyre të drejtave themelore, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Qëllimi i angazhimeve dhe planifikimeve policore ka qenë përmbushja dhe realizimi i objektivave të parapara si:

*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.
*Qytetarët tanë të kenë mundësi çdo aktivitet festiv ta realizojnë të qetë dhe të sigurt.
*Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative dhe akteve kriminale që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike apo cenojnë të drejtën e qytetarëve për të festuar lirshëm etj.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj dite festive ka qenë prioritet i PK-së, duke përfshirë edhe sigurinë ndaj personave fizikë, juridikë si dhe parandalimit të dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private.

Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me Fletë Arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë (Albin Kurti), mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me Fletë Arrest.

Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja ka pasur të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e qetë të manifestimit e cila ka filluar rreth orës 14:00, dhe falë edhe pjekurisë dhe kulturës së lartë të qytetarëve, manifestimi ka përfunduar rreth orës 14:50 në mënyrë të qetë pa incidente, thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat