Kurti: Opozita kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë

Lajme

Kurti: Opozita kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë

Nga: Mimozë Lakna/Arben Sylejmani Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 14:43

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit ia ka drejtuar protestuesve duke thënë se opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë.

Kurti tha se sot na përgjithmonë na bashkon 28 Nëntori i Ismail Qemailit e i Adem Jasharit.

“Bashkimi kombëtar nuk duhet ta pengojë Evropën dhe nuk mund të thuhet se bashkohemi në Evropë sepse atje bashkohen shtete të ndryshme me kultura të ndryshme, por nuk e bënë bashkimin e shqiptarëve. Kjo qeveri po ia ofron Serbisë Zajednicën dhe po i ofrohen 9000 hektar tokë Malit të Zi. Me këtë forcohet Serbia por opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën”, ka thënë ai.

Ai po flet lidhur me Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve. Kurti thotë se 28 nëntori mund të festohet vetëm duke protestuar sot në Prishtinë. Sepse në vend se të bashkohet Mitrovica po ndahet Kosova.

Nëse pavarësia e Kosovës nuk është për pavarësinë e Shqipërisë, ajo është për bashkim të komunave serbe.

Kurti: Nuk mund të ecim më këtë flamur lara – lara përpara

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, ka rrezikuar shumë, duke mbajtur një fjalim në skenën e ndërtuar për tubimin e Opozitës.

Ai përderisa aktualisht gjendet në kërkim të Policisë pas fletë-arrestit të ngritur nga gjykata, nuk ka hezituar që t’u drejtohet qytetarëve.

Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për bashkimin kombëtar, duke thënë se festa e flamurit ka një simbolikë për këtë çështje.

Ai ka thënë se vetëm me flamurin kombëtar, Republika e Kosovës mund të ecë përpara. Duke shtuar se me flamurin e Kosovës lara – lara nuk mund të ecim përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat