Sot, Prishtina Vlora e Shqiptarisë

Lajme

Sot, Prishtina Vlora e Shqiptarisë

Nga: M.L. Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:13

Për subjektin politik Nisma për Kosovën, Prishtina sot është Vlora e Shqiptarisë.

Nisma, nëpërmjet një komunikate për medie bën të ditur se dhjetëra mijëra qytetarë janë nisur drejt Prishtinës, për të marr pjesë në manifestimin e organizuar nga opozita, kundër marrëveshjeve të Brukselit.

"Tashmë dhjetra mijëra qytetarë nga e tërë Kosova janë nisur për Prishtinë. Sot Prishtina është Vlora e shqiptarisë. Të gjithë këta kanë vetëm një mezash: Zajednica dhe Demarkacioni nuk kalojnë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, djemë e vajza të reja, të nisen drejt Prishtinës, që bashkarisht, në këtë ditë të madhe për shqiptarët, të marrim pjesë në këtë Manifestim Paqësor, që fillon sot në ora 14:00, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë", theksohet në komunikatën e Nismës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat