Ilir Deda uron 28 Nëntorin, s’bën thirrje për protesta

Lajme

Ilir Deda uron 28 Nëntorin, s’bën thirrje për protesta

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:51

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe ka bërë thirrje për punë të përbashkët për forcimin e shtetësisë së Kosovës.

“Dita e Flamurit, ditë e veçantë e historisë tonë, është përkujtim edhe për forcën shtytëse që 28 nëntori e ka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shtetësitë e popullit tonë duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet dhe funksionalitet - në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë së bashku. Urime!”, ka shkruar ai.

Partia e Ilir Dedës po organizon sot protestë për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e zi. Por, ky deputet s’ka bërë thirrje për protestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat