Përkeqësohen marrëdhëniet, Turqia këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Rusi

Lajme

Përkeqësohen marrëdhëniet, Turqia këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Rusi

Nga: Arben Sylejmani Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:49

Turqia këshillon qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet e tyre në Rusi

Ministria e Jashtme turke ka këshilluar qytetarët turq që mos të udhëtojnë për në Rusi. Vendimi pason një përkeqësim të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës, pasi forcat ajrore turke ka rrëzuar aeroplanin rus, S-24.

Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë të shtunën ku këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë për në Rusi nëse nuk është një domosdoshmëri absolute.

Ankaraja thotë se kjo ishte për shkak të vështirësive të hasura nga vizitorët dhe rezidentet turq në Rusi.

Të premten, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka njoftuar se Rusia është për të pezulluar regjimin e saj pa viza me Turqinë, nga fillimi i muajit janar.

"Ne kemi vendosur të pezullojmë regjimin pa viza midis Rusisë dhe Turqisë. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar", ka thënë Lavrov të enjten, pas një takimi në Moskë me homologun e tij sirian, Valid Muallem.

Lavrov ka thënë se pezullimi i udhëtimit pa viza midis Rusisë dhe Turqisë nuk është një kërcënim bosh, por një paralajmërim i vërtetë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat