Albulena Haxhiu: Do të jem sot në shesh

Lajme

Albulena Haxhiu: Do të jem sot në shesh

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:04

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit. Ajo në një postim në “Facebook” ka thënë se mund të jetë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në manifestimin e opozitës.

“Të dashur qytetarë, Urime 28 Nëntorin e pavarësisë dhe të flamurit. Fizikisht ose jo, unë do jem me ju sot në sheshin ku populli historikisht ka deklaruar vullnetin dhe ka mbrojtur të drejtat e tij.

Sot është dita në të cilën burra dhe gra, vajza dhe djem, prindër dhe fëmijē,gjyshër dhe mbesa e nipa të dalin në manifestimin për republikën,për të ardhmën e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat