Kolorado: 3 të vrarë dhe 9 të plagosur është bilanci i viktimave (Foto)

Lajme

Kolorado: 3 të vrarë dhe 9 të plagosur është bilanci i viktimave (Foto)

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 10:51

Ka përfunduar tragjikisht drama e stërzgjatur e së Premtes, në një spital të Kolorados, ku personi i armatosur me kalashnikov ka vrarë tre persona dhe ka plagosur sëpaku nëntë të tjerë.

Një prej viktimave ishte oficer policie, ndërsa dy të tjerët civilë. Ndëesa mediat njoftojnë se pas krimit, agresorit i janë vendosur prangat. Bëhet fjalë për Garrett Swasey, 44 vjeç, i cili, më parë ka qenë edhe pjesë e forcave policore të këtij qyteti.

Policia mori një telefonatë pak pas mesditës së të premtes për të shtëna në klinikën e aborteve. Me të mbërritur ata u pritën me të shtëna nga autori, i cili kishte zënë pozicion në klinikë dhe për 5 orë me radhë shkëmbeu zjarr me policinë, derisa në fund u dorëzua. Një burrë i gjatë e me mjekër është parë të dalë me pranga në duar i shoqëruar nga policia.

Një numër i madh personash qëndruan për një kohë relativisht të gjatë të bllokuar në klinikë derisa policia vuri në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Zyrtarët thanë më herët se 11 persona kishin mbetur të plagosur, ku 5 prej tyre ishin oficerë policie, por ende nuk është e qartë nëse viktimat janë në këtë numër.

Menaxheri i një parukerie pranë klinikës tha se kishte dëgjuar më shumë se 20 të shtëna me armë në më pak se 5 minuta. Ai foli për një gazetë lokale, duke thënë se kishte parë një oficer policie, i cili kishte rënë në tokë pasi ishte qëlluar, ndërsa të tjerë policë e kishin marrë zyrtarin e plagosur në automjetin e tyre të policisë.

Forcat e policisë u kanë thënë tregtarëve dhe shitësve në zonën përreth që të qëndrojnë të mbyllur deri në një urdhër të dytë. Drejtoresha e Përgjithshme e klinikës tha se ende nuk është e qartë nëse synimi ishte sulmi brenda klinikës. “Shqetësimi ynë mbetet siguria e pacientëve dhe stafit”, tha Vicki Cowart.

Policia e Nju Jorkut tha se kishte shtuar ndjeshëm masat e sigurisë, por sërish sqaroi se nuk ka rrezik për kërcënime të mëtejshme.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh kanë ndodhur krime të tilla, ku persona të vetëm sulmojnë civilë të pafajshëm. Kjo ka çuar edhe në shqyrtimin e mundësisë së ndalimit të blerjes së armëve pa leje, por kjo masë kundërshtohet nga republikanët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat