Politikani rus i bën thirrje Putinit për të hedhur bombë bërthamore në Stamboll

Lajme

Politikani rus i bën thirrje Putinit për të hedhur bombë bërthamore në Stamboll

Nga: Arben Sylejmani Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 10:05

Pas rrëzimit të aeroplanit rus S-24 nga ana e ushtrisë turke, politikani kontrovers rus, Vladimir Zhirinovski, i ka bërë thirrje presidentit Putin, për hedhjen e një bombe bërthamore në Stamboll.

Politikan rus Vladimir Zhirinovski ka bërë thirrje për shfarosjen e nëntë milionë njerëzve me asgjësim e qytetit turk, Stambollin.

Ky politikan i tërbuar rus, i ka kërkuar presidentit Vladimir Putin, për të hedhur një bombë bërthamore në Stamboll si hakmarrje ndaj Turqisë për rrëzimin e avionit S-24, ditë më parë nga ana e ushtrisë turke.

"Një sulm bërthamor mund të shkatërrojë Stambollin shumë lehtë. Vetëm një bombë bërthamore në ngushticën e Stambollit do të asgjësoj këtë qytet”, ka deklaruar Zhirinovski për Radion Moska.

Por, kjo nuk është hera e parë që ky njeri i egër i politikës ruse ka bërë deklarata kontroversë dhe tronditëse.

Ai po ashtu më herët kishte sulmuar një gazetar shtatzënë gjatë një konference për shtyp, duke i thënë një ndihmësi "përdhunojnë gruan fortë”./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat