Sot opozita manifeston “për Republikën”

Lajme

Sot opozita manifeston “për Republikën”

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 07:36

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma sot do të mbajnë një manifestim me anë të së cilit kundërshtohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe që është nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa.

Në manifestim i cili është caktuar në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë kundërshtohet edhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, i cili ende nuk ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Tri subjektet opozitare kanë kundërshtuar këto marrëveshje me protesta si dhe me veprime të ndryshme edhe në Kuvendin e Kosovës.

Manifestimi është paralajmëruar që të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe fillon në orën 14:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat