Një suedez ka një mesazh për të gjithë shqiptarët, e thotë në shqip

Lajme

Një suedez ka një mesazh për të gjithë shqiptarët, e thotë në shqip

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 07:28

Ullmar Qvick është një suedez që e flet shumë mirë gjuhën shqipe e që për shumë vite punoi me Radio Kukësin.

Ai sot, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“ Urime miqve shqiptar kudo ku ndodheni!
Flamuri
Skenderbeu
Lufta per liri
Per jetesen
Miq te paket
Armiq te forte
Zoti te bekofte Shqiptari!”, ka shkruar ai.

Qvick përben një histori të rrallë, ai ndiqte radion shqiptare që në kohën e regjimit komunist, madje shumë herë ka folur për punën e tij me këtë radio prej 55 vjetësh.

Qvick është një mik i madh dhe i sinqertë i shqiptarëve, me një shqipe të lakmueshme në të folur e të shkruar, njihet si studiues dhe përkthyes i zellshëm, është redaktuesi i Fjalorit të parë suedisht-shqip, ndërsa marrëdhëniet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën i sheh gjithnjë me shumë dashuri.

I lindur në vitin 1934 në qytetin e vogël Kristinehamn, Suedi, në një familje të varfër ai thotë se kontaktet e para me Radio-Kukësin u zhvilluan në vitin 1961.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat