Shqiptarët sot festojnë 28 Nëntorin

Lajme

Shqiptarët sot festojnë 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 07:19

​Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe krijimi i qeverisë së Vlorës ishte një fitore e përbashkët e të gjithë popullit shqiptar që kishin luftuar pandërprerë me shekuj, kundër sunduesve të ndryshëm.

Kryengritjet e vazhdueshme dhe heroike të popullit shqiptarë që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, kundër sundimtarëve shekullorë të Perandorisë Osmane, dhe kundër politikës së fqinjëve tanë , mbartë me vete vullnetin e pamohueshëm të popullit shqiptarë dhe të periudhave historike kombëtare siç ishin Epoka e lavdishme e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit,e sidomos kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910 dhe 1911 të cilat pasuan me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 e cila kryengritje përfshiu mbarë hapësirën e shtresës së popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi kombëtare.

Populli shqiptar më 28 nëntor 1912 arriti të krijoj të drejtën e tij të pamohueshme, për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta etnike, si të gjithë kombet e civilizuar në mbarë hapësirën e botës, kr ijimi i shtetit shqiptar zhvillon një perspektivë të përgjithshme në të gjithë shtresën njerëzore duke ngritur potencialin e zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor e politik, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset përparimtare të civilizimit botëror.

Vendimi historik i pavarësisë kombëtare që buroi nga Kuvendi i Vlorës nën udhëheqjen diplomatit shqiptar Ismail Qemali, arriti të parandaloj programet antishqiptare të cilët ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist dhe nga diplomacia Franko-Ruse që kishin një mentalitet të vjetër bizantin, për të asimiluar popullin shqiptar nga hapësira e Gadishullit Ballkanik.

28 Nëntori, që nga paslufta festohet edhe në Kosovë. Por kjo datë nuk simbolizon vetëm Pavarësinë e Shqipërisë. Që nga viti 1997 kjo datë ka hyrë edhe në historinë më të re të Kosovës.

Pikërisht më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skënderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra nga forcat serbe doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

28 Nëntori po ashtu është ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Adem Jashari së bashku me 20 anëtarë të familjes së tij është vrarë më 5 mars të vitit 1998 në betejën e Prekazit në një përballje me forcat serbe, e cila quhet Epopeja e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat