Sulmet e Parisit: Sascha W. është dileri i shitjes së kalashnikovëve

Lajme

Sulmet e Parisit: Sascha W. është dileri i shitjes së kalashnikovëve

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 00:52

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se është arrestuar dileri që ua ka shitur kalashnikovët ekstremistëve të ISIS, për ti përdorur më pas në sulmet barbare të Parisit ku u vranë 130 persona.

Sipas dokumentit të prokurorisë gjermane, që e disponon gazeta Bild-Zeitung, shitblerja ka ndodhur në 7 Nëntor, gjashtë ditë para se të ndodhin sulmet në Paris, 13 Nëntor.

Autori i shitjes është 34 vjeçari gjerman, Sacha W. nga Baden-Wurttemberg Magstadt. Ai dispononte edhe një faqe online të shitjes së armëve, e quajtur “DW guns”, njofton Bota sot.

Është e paqartë nëse ka lidhje mes Sascha W. dhe malazezit Vlatko V.,51, edhe ky bashkëpuntor i Shtetit Islamik, që u arrestua në tentativën për ti dërguar kalashnikovë dhe granata shpërthyese ekstremistëve të Parisit. Ai u kap afër Mynhenit, 5 nëntor, ndërsa destinacion kishte Parisin./ Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat