Veseli: SHIK-u ua ndali turrin matrapazëve

Lajme

Veseli: SHIK-u ua ndali turrin matrapazëve

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 00:45

Kadri Veseli tha se SHIK ndoshta ka ndaluar vëllavrasjen pasluftës, prandaj sipas tij duhet një Gjykatë Speciale t'i hetojë vrasjet e pasluftës

Tha se SHIK ka ndaluar vëllavrasjen pas luftës.

“Ndoshta është pikërisht ajo organizatë që ju ka ndalë turrin matrapazëve që të mos shkojmë në vëlla-vrasje veçanërisht në periudhën e 2001-2002-2003”, tha Veseli.

Kadri Veseli: Mos e ngatërroni ShIK'un me kriminelët e matrapazët e pasluftës

Kadri Veseli, ish-Kryetar i Shërbimit Informativ të Kosovës ka thënë se SHIK’u nuk duhet të ngatërrohet me matrapazët dhe zhvatësit e pasluftës. Tha se ai është i gatshëm të votoj në krijimin e një komisioni për SHIK’un por se nuk do të lejojë që kjo organizatë të ngatërrohet me matrapazët e pasluftës. Tha se duhet të ketë hetime për të gjithë.

“SHIK’u nuk ka nevojë të ngatërrohet me çështjen e matrapazëve dhe kriminelëve të pasluftës, ajo çfarë qytetarët e vendit tim e dojnë është kush ka vra pas lufte, kush e ka marrë në qafë kënd, kush e ka dëmtuar Kosovën, kush ka vjedhur në emër të Kosovës në petkun e patriotizmit” tha Veseli në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat