Imamët dhe priftërinjtë e Klinës, bashkohen në futboll (Video)

Lajme

Imamët dhe priftërinjtë e Klinës, bashkohen në futboll (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:52

Rezultati ishte gjëja e fundit që mund t'u ketë bërë përshtypje sot lojtarëve në fushë dhe shikuesve të pranishëm.

Imamët dhe priftërinjtë e Klinës, u mblodhën në një fushë futbolli, ku luajtën për 30 minuta dhe i dërguan botës një mesazh të paqes dhe harmonisë ndërfetare.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 8:0 në favor të imamëve, por ajo çka ata morën me vete nuk ishte ndonjë titull kampioni apo kupë.

Don Lorenc Sopi, Famullitar i Kishës Katolike në Klinë, thekson se një organizimi tillë ka për qëllim dërgimin e mesazheve të paqes dhe bashkëpunimit ndërfetar për nder të ditës më të madhe të histori ë së shqiptarëve, Ditën e Flamurit. Ai u shpreh se uniteti i popullit shqiptar është më se i domosdoshëm, pavarësisht dallimeve fetare.

I kënaqur me rezultatin e lojës, u shpreh nënkryetari i Bashkësisë Islame në Klinë, Fitim Bojaj, i cili deklaroi se pavarësisht rezultatit, qëllimi i këtij takimi ishte më i madh sesa fituesi.

“Nëse ne e kemi lakmi botën për zhvillim, për civilizim arsimim, bota na ka lakmi për tolerancën fetare qe ekziston në trojet shqiptare”, tha Bojaj. /kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat