Haradinajt gati për protestën e nesërme (Foto)

Lajme

Haradinajt gati për protestën e nesërme (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:05

Haradinajt janë gati për manifestimin e nesërm të thirrur nga opozita. Ramush Haradinaj së bashku me fëmijët e kësaj familje janë në përgatitjet e fundit.

Deputeti Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook në të cilën shihet lideri i AAK’së Ramush Haradinaj së bashku me fëmijët e kësaj familje.

“Siç duket janë bërë gati për nesër...”, ka shkruar ai për fotografinë.

Pas takimit të sotëm të liderëve opozitarë Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, u tha se nesër në manifestimin për Republikën do të dalin së bashku me fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat